Blog updates

Latest news & updates
Sherbimet dhe programet baze

Rrjeti i Animatorëve Socialë APA (4)

28 Dhjetor, 2020

Rrjeti profesional i animatorëve socialë, përveç në Tiranë dhe Korçë, është zgjeruar tashmë edhe në qytetin e Durrësit. Ftojmë çdo të ri apo të re që ka dëshirë të zhvillojë aftësitë në punën me fëmijët, të bëhet pjesë e programeve tona dhe njëkohësisht pjesë e bashkëpuntorëve tanë. Me poshtë përshkruhet profili i Lenxës dhe Nesidës:

Thëllënxa Hersi

Thëllënxa është diplomuar në BA në degën psikologji-sociologji dhe ciklin e dytë të studimeve master profesional në Shërbim Social Komunitar. Ka dhënë gjithmonë kontributin vullnetar në CSDC Durrës për të qenë më afër komunitetit. Ka punuar si punonjëse sociale në Medpak. Gjithmonë puna saj dhe dëshira vazhdon të mbetet puna me fëmijet .Thëllënxa është optimiste, bashkëpunuese , e ndershme çka e ben atë të arrijë objektivat me fëmijët dhe ti kënaqë ato, sepse i do shumë fëmijët. Thëllënxa punon si mësuese ndihmëse me nxënës me nevoja të vecanta . Ndaj dhe kursi i animatorit social e përvetëson më së miri dhe ia bën punën më të bukur nxënësve nëpërmjet lojrave për të pasur gjithëpërfshirje dhe për t’u zhvilluar potencialisht e duke ndikuar kështu në mirëqenien psikosoicale të nxënësve në ambjentin e shkollës dhe jo vetëm.

Nesida Xhaferri

Nesida është diplomuar në profilin Gjuhë-Letërsi. Është e përgjegjshme dhe përshtatet lehtë duke mësuar, zgjidhur probleme e marrë vendime . Ajo përpiqet maksimalisht për të qenë koherente dhe gatshme për të arritur rezultatet e dëshiruara. Kursi i animatorit social është një kurs së cilës e nxiti të punojë me femijët. Së fundmi Nesida punon si mësuese ndihmëse në qytetin e Durrësit me nxënës me nevoja të veçanta dhe vështirësi në të nxënë . Roli i animatorit social ia ben punën më të këndshme dhe i gezon femijët me lojrat duke zhvilluar tek ata një frymë dashurie dhe optimiste për zhvillimin e tyre psiko-social. Gjithashtu për Nesidën, lojërat janë një mjet shumë lehtësues jo vetëm profesionalisht në punën me fëmijët, por edhe gjatë prindërimit të saj. E ku ka më bukur se një mami që di edhe të organizojë lojëra.