Rreth nesh

APA (Albanian Psychosocial Agency), ofron shërbime trajnuese & edukative për fëmijët & rinjtë, prindërit dhe profesionistët, që punojnë me dhe për ata, prej vitit 2013. Metodologjia e trajnimeve dhe aktiviteteve edukative është tërësisht praktike, duke aplikuar metodologjinë e  Kolb, “mësimit nëpërmjet eksperiencës”.  Përmes kësaj teknike, e cila  nxjerr në pah ndryshimin kryesor midis mënyrës tradicionale të mësimdhënies, pjesëmarrësit ne vecanti profesionistet, mësojnë, zhvillojnë aftesitë dhe kapacitetet  tyre personale dhe profesionale nga eksperienca praktike me ne Qendër Lojën.

Kemi të bëjmë me një proces transformimi. Bëhet fjalë për të ndryshuar qëndrimet dhe aftësitë, në mënyrë që profesionistet dhe prindërit, të jenë në gjendje të përjetojnë dhe të mësojnë se si të shoqërojnë zhvillimin e fëmijeve dhe si t’i lejojnë ata të zgjerojnë burimet dhe zhvillojnë potencialin e tyre.  Po ashtu vetë fëmijët & të rinjtë, arrijnë që permes pjesemarrjen ne programet edukative teresisht permes Lojrave dhe aktiviteteve krijuese, të njohin më mirë veten e tyre dhe mjedisin që i rrethon, zhvillojnë aftësitë për jetën dhe ato tërësore në 3 nivele; a)nivel fizik, b)mendor dhe b)psikosocial, duke  ndërtuar në këtë mënyre kapacitetin e tyre të reziliencës.

Trajnimet dhe aktivitetet ofrohen nga specialistë me ekspertizë disavjecare në fushën e  punës  me fëmijët&te rinjtë, prindërit dhe profesionistët, që punojnë me dhe per ta, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Duke patur parasysh impaktin pozitiv që këto shërbime dhe aktivitete  kanë  tek fëmijët dhe të rriturit që punojnë apo kujdesen për mirërritjen dhe zhvillimin e tyre, në Mars 2016, kjo iniciativë është mbështetur për tu zhvilluar dhe me tej, nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe UNDP në bashkëpunim me ISN.

Shërbimet e APA janë licensuar nga Qendra Kombëtare e Licensimeve me nr license: LN- 2400-12-2016.

Sherbime

APA ofron shërbime  trajnuese & këshilluese & për fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe profesionistët që punojnë me dhe për ata!

Programet bazë të shërbimeve synojnë që përmes LOJES të edukojnë dhe zhvillojnë aftësitë tërësore sociale dhe personale tek fëmijët, të rinjtë, dhe ne vecanti ato metodologjike dhe teknike për të rriturit që kujdesen për mirërritjen dhe zhvillimin e tyre.

Programe baze

1. Programi për ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve
2. Programi për aftësimin për jetën për fëmijët dhe të rintjë 3H
3. Programi prindërimit pozitiv  3-P

Metodologjia e perdorur sipas Kolb Procesi i të mësuarit përmes eksperiencës

  • Aplikimi
  • Praktika
  • Analiza
  • Sinteza

Ekspertet

Dr. Anila Sulstarova

Dr. Anila Sulstarova është formuar si profesioniste në Fakultetin e Shkencave Sociale, në të cilin ka kryer studimet Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Gradën Doktore e Shkencave e ka marrë në vitin 2011 me tezën: “Maksimalizimi i funksioneve të hemisferës së djathtë të trurit, përmes ndërhyrjes diadike, tek foshnjat  0-10 muajshe në institucionet rezidenciale”.

Anila Sulstarova është pedagoge në departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë prej vitit 2005. Është titullare e disa lëndëve si “Terapi Familjare; Terapi Arti dhe loje; Patologjitë e Atashimit.

Interesi akademik për kërkime shkencore është në: atashim; vetërregullim emocional; faji dhe turpi; vizatimet e fëmijëve; ëndrrat; ankthi; varësitë.

Dr. Anila Sulstarova është psikologe klinike prej vitit 2001 pranë klinikës “Shërbimet Sociale Bethany”. Çrregullimet që ajo trajton janë: ankthi tek fëmijët dhe të rriturit; fobitë e ndryshme tek fëmijët dhe adoleshentët; ataku i panikut tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit; patologjitë e atashimit; trajtimin e personave me çrregulim të personalitet shmagës; borderline; histrionik dhe të varur. Gjithashtu ofron terapi në çift dhe familjare.

Dr. Anila  Sulstarova ka qenë pjesë e ndërtimit të disa strategjive kombëtare në fushën e shërbimeve sociale. Ajo është gjithashtu eksperte e jashtme në disa organizata ndërkombëtare dhe kombëtare si UNICEF; Save the Children; Terres des Homes; CRCA etj.

 

Msc.Aida Pambuku

Msc. Aida Pambuku, eshte formuar si profesioniste ne Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Punes Sociale. Eksperienca dhe kontributi i saj saj ne fushen e punes sociale dhe shoqerise civile, ka filluar prej vitit 2006.

Ekspertiza e saj konsiston ne ofrimin e sherbimeve per zhvillim te kapaciteteve personale dhe profesional si trajnime,” coaching” dhe “mentoring” per profesionistet ne fushen e punes me femijet, si punonjes sociale, psikologe, mesues, edukatore, lehtesues komuniteti, vullnetare etj.

Aida Pambuku, eshte certifikuar si Trajnere “Psikosociale”, Trajnere per “Mbrojtjen dhe Sigurine e Femijes” nga Terre des hommes, dhe Trajnere per Terapine e Lojes nga Center of Exellence, UK. Kontributi i saj, spikat vecanërisht në krijimin dhe ngritjen e modeleve të shërbimeve me bazë komunitare, hartimin dhe ofrimin e programeve të trajnimit për profesionistë të ndryshëm në fushën e shërbimeve sociale, për zhvillimin e kapaciteteve të tyre personale, sociale, teknike dhe metodologjike në punën me fëmijët, familjen dhe mjedisin e tyre.

Aida Pambuku,ka kontribuar gjithashtu në një sërë botimesh si:“ Manuali për Lojrat Tradicionale për Mbrojtjen e Fëmijëve ”  Tdh 2012, Udhëzues për Organizimin e Kampeve Verore me Fëmijët “  Udhëzues për profesionistët “ Iniciativa të Udhëhequra nga Vetë Fëmijët” , “ Plani Im  i Kujdesit”  një udhëzues për fëmijët 2010″, Program Trajnimi për Mësuesit, Psikologët, Shkollorë dhe Edukatorët – Akredituar nga IZHA , 2013  “ etj.

Aktualisht,  vazhdon ofrimin e ekspertizës teknike në modelimin dhe zbatimin e shërbimeve multifunksionale komunitare në mbështetje të  reformes të Shërbimeve Sociale në Shqipëri.

Msc.Malbora Hoxha

Msc. Malbora Hoxha, është formuar si profesioniste në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega punë sociale. Ajo eshte pedagoge  ne Albanian University, në Departamentin e Edukimit, me fokus Psikologjia  e Zhvillimit të Fëmijës.

Ekspertiza e saj si Trajnere spikat ne lehtesimin e programeve me fokus zhvillimin e aftesive per jeten per femijet dhet te rinjte, programet këshillim drejt punësimit për të Rinjtë,  aktivitete të ndryshme edukuese ndergjegjesuese, drej fuqëzimit të aftësive te tyre personale, aftesi advokuses, debatit aktiv; Krijimi  të rrjetëzimeve   me/nga   fëmijët   për   fuqizimin   e   fushatave   ndërgjegjësuese komunitare, mbështetje te studentëve nga Qeveritë e nxënesve, organizim dhe manxhim të kampeve  verore për fëmijët etj, për organizata të ndryshme të shoqërisë Civile, si ARSIS, Terre des hommes, World Vision, SOROS.

Pervoja e saj konsiston gjithashtu,  ne ofrimin e  sherbimeve të drejtpërdrejta keshilluese, mbeshtetjes psikosociale dhe sherbimeve riintegruese  me fëmijët, të rinjtë prindërit, dhe komunitetin , ne vecanti ato qe vijne nga situata ne nevoje apo permballen me veshtiresi te ndryshme sociale dhe ekonomike apo te riintegrimit.

Malbora Hoxha, është angazhuar në shoqërinë civile prej 10 vitesh, dhe vazhdon kontributin dhe ekspertizen e saj profesionale, në fushën e sherbimeve sociale, ngritjes dhe funksionimit te sherbimeve per mbrojtjen e femijes, fuqizimit te te  rinjve, familjes dhe komunitetit.