Kategori: Sherbimet dhe programet baze

Artikuj

Në ç’mënyrë llojet e ndryshme të lojës, ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve?

17 Gusht, 2020

Të luajturit është një mekanizëm mbijetese dhe mbrojtës, sepse teksa luajnë, fëmijët krijojnë vetë mirëqenien e tyre (sipas Bradshaw et al. 2007). Loja mbështet lidhjet e neuroneve të reja dhe gjatë lojës aktivizohet korteksi frontal i hemisferës së trurit, përgjegjës për kontrollin e emocioneve dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve. Loja e ndihmon një fëmijë të zhvillojë aftësitë e tij të lindura. Ka shumë lloje lojërash dhe shumë studime që i mbështesin ato si forma zhvillimi tek fëmijët. Më poshtë, listohen disa lloje lojërash dhe efektet e tyre zhvillimore:

  • Loja fizike- ngjitja, kapërcimi, kërcimi, loja me top etj perveç zhvillimit fizik të fëmijës, ndikojnë edhe në rezultatet akademike të tyre. Imagjinoni një grup fëmijësh që luajnë pranë oborrit të shkollës gjatë pushimit të gjatë. Gjatë lojës, ndërsa argëtohen, truri i tyre ka mundësi të procesojë informacionin e marrë gjatë mësimit dhe ta ruajë atë. Në të njëjtën kohë, po gjatë kësaj loje, janë duke u zhvilluar edhe aftësitë sociale të fëmijëve me njëri-tjetrin.
  • Loja me objekte- fillon që në momentin që fëmija kap një objekt, e fut në gojë, e kafshon, e rrotullon apo e hedh. Kjo mund të përshkuhet edhe si lojë senso-motore pasi fëmija eksploron objekte të përbëra nga materiale të ndryshme. Loja me kuba ndihmon fëmijët e vegjël të zhvillojnë aftësitë vizio-hapsinore (kur ndërton një kullë), aftësitë matematikore (kur numëron kubat) apo afësitë gjuhësore.
  • Loja simbolike- fillon kur një kub nuk është më vetëm një kub, por ai përfaqëson një objekt tjetër gjithashtu. Një kub mund të përdoret si një makinë në dysheme, një kuti kartoni si një varkë apo një këpucë si telefon. E gjitha kjo ndikon në zhvillimin e aftësive gjuhësore, motore, kognitive dhe vetëbesimit. Loja e pretenduar, (me sikur apo me gjasme)si një formë e lojës simbolike, e ndihmon fëmijën të kuptojë perspektivën e tjetrit, të zhvillojë imagjnatën dhe të menduarit krijues.
  • Loja me rregulla- rregullat i ndihmojnë fëmijët të parashikojnë çdo të ndodhë me pas. Të ndarit e lodrave apo pritja e radhës e ndihmojnë fëmijën të socializohet me grupin. Planifikimi dhe zbatimi i lojërave (sidomos për grupmoshën 7-9 vjeç) ndikon në aftësitë e zgjidhjes së konfliktit. Konkurenca apo lojërat e ndara sipas gjinisë janë tipike për fëmijët e moshës shkollore.

Përshtatur nga: https://www.researchgate.net/publication/325171537_The_role_of_play_in_children%27s_development_a_review_of_the_evidence

Sherbimet dhe programet baze

Rrjeti i Animatorëve Socialë APA (2)

Revilda Ndrecka

Ka përfunduar studimet Msc për Administrim të Shërbimeve Sociale, në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Tiranë. Dëshira dhe ambicia për tu rritur personalisht dhe profesionalisht e ka shtyrë të marr pjesë në një sërë trajnimesh si Leadership, Inteligjenca Emocionale, Të Folurit Publik dhe Politika, Hartimi dhe Menaxhimi i Projekteve, Etika në Institucione etj. Puna me fëmijët ka qënë gjithmonë pasioni i i saj, ndaj që në fillimet e studimeve është angazhuar si vullnetare pranë OJF-ve të ndryshme që ofrojnë shërbime për fëmijët, si Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, “Jonathan Center”, Fondacioni “Alsar” apo Qendra “Maria Mazzarello”. Përmes kursit të Animatorit Social kuptoi se ku do të punojë në të ardhmen. Të ndihmojë fëmijët të edukohen përmes lojrave psiko-sociale, e motivon që të japë çdo herë maksimumin e saj.

Melina Didani

Melina është studente në vitin e fundit Master, Psikologji Shkollore. Pasioni për të punuar me fëmijët e ka shoqëruar përgjatë gjithë ciklit të studimeve dhe ndaj, ka vendosur të përvetësojë eksperienca të reja në fusha të ndryshme që kanë në qendër fëmijën. U bashkua në kursin e Formimit Profesional për Animator Social për të qenë më pranë fëmijëve dhe për të mësuar se si lojërat psikosociale mund të përdoren në punën e përditshme me ta. Është ambicjoze dhe i përshtatet detyrave, me qëllim arritjen e objektivave të përbashkëta, duke respektuar interesin më të lartë të fëmijës.

Gentjana Dervishi

Gentjana është pjese e rrjetit profesinal të Animatorëve Socialë në qyetetin e Korçës dhe aktualisht ndjek studimet për Arsimin Fillor. Empatia dhe dëshira për t’u kujdesur për të tjerët, kryesisht fëmijët, e kanë ndikuar në zgjedhjet e saj. Puna vullnetare është një aktivitetet e saj të preferuara, pasi përmes vullnetarizimit ajo ka mundësi të shkëmbejë eksperienca me kategori të ndryshme. Kursi i Animatorit Social, përveçse e formoi profesionalisht, e ndihmoi edhe të njihte më mirë veten e saj. Kjo e motivoi edhe më shumë për të kontribuar me tej për komunitetin e saj dhe për të punuar përmes lojës me fëmijët. Loja është një nga mënyrat më të suksesshme për të hyrë në botën e një fëmije, për ta kuptuar atë dhe për ta ndihmuar. Ndaj ajo, nuk do të ndalë asnjëherë së luajturi.

Megi Pilo

Jeton në Korçë, ku edhe ka përfunduar studimet në nivelin Bachelor në degën Histori-Gjeografi, sepse e shkuara dhe të pazbuluarat e saj, si dhe lidhja midis historisë, gjeografisë dhe shoqërisë njerëzore, janë tëpër të rëndësishme për të ardhmen. Studimet në nivelin Master i ka përfunduar në degën e Mësuesisë, jo vetëm sepse është një degë e cila të ofron mundesinë e hapjes së rrugës së dijes për brezin e ri, por dhe e lidhur me historinë dhe gjeografinë të ofron mundësinë që të transmetosh tek fëmijët respektin për natyrën, të ofron mundësinë që t’iu mësosh fëmijëve të shkuarën dhe t’i bësh të kuptojnë se sa rëndësi ka njohja e së shkuarës për të ardhmen. Ka marrë pjesë në kurse, shkolla verore, pune vullnetare dhe trajnime, sepse është një mundësi drejt fitimit të njohurive, aftesive dhe krijimit te miqësive të reja. Bashkëpunimi, komunikimi,  puna në grup, korrektësia, përgjegjshmëria, të qenurit optimiste janë disa nga pikat e saj të forta, aftësi të fituara në sajë të pjesëmarrjes në aktivetete të ndryshme. Aktualisht është pjese e Kursit të “Animatorit Social”, si një mundësi drejt fitimit të aftësive të reja teorike dhe praktike për arritjen e një performance sa më të mirë në punën me fëmijët.

Jonida Dodaj

Mbaroi studimet Bachelor në Shkodër për Psikologji të Përgjithshme. Më pas vazhdoi studimet Master në Tiranë, për Psikologji Shkollore. Ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme dhe ka qenë vullnetare në organizatën “URA”. I pëlqen të jetë korrekte dhe e përgjegjshme. Ka marrë pjesë në kampe verore, ku ka punuar si animatore sociale për fëmijët e moshës 7-12 vjeç. Jonida mendon se të ndihmosh njerëzit në nevojë të bën akoma më njerëzor dhe gjithmonë duhet të dhurojmë një buzësheqje personat që ndodhen në momente të vështira. Puna me fëmiëjt është fokusi i saj kryesor, prandaj ajo mendon se Kursi i Animatorit Social, i ndërthurur me profilin e saj në Psikologji Shkollore, do të jenë një kombinim i mirë për të përdorur lojën si mjet ndërhyrjeje tek fëmijët.   

Sherbimet dhe programet baze

Rrjeti i Animatorëve Socialë APA (1)

12 Gusht, 2020

Esmiralda Aliaj

Një vajzë  empatike, por që di ta ndaj  veten profesionale nga ajo personale. Përgjegjshmeria ndaj detyrave të ndërmarra dhe korrektësia janë pikat e saj të forta. Ajo ka aftësi shumë të mira të punës në grup si edhe aftësi bashkëpunimi, të fituara këto gjatë projekteve të ndryshme. Esmiralda është e shkathët dhe gjithmonë ecën me objektiva të qarta. Çdo ditë pune për të ka një qëllim  dhe disa objektiva. Sipas saj puna sociale është një fuqi, që vihet në zbatim për të bërë ndryshime dhe njëkohësisht të jep mundësinë të shohësh ato cfarë ti ke ndryshuar. Sipas saj të bësh mirë, të bën të ndihesh mirë. T’u ofrosh të tjerëve mbështetje, njohuri dhe motivim, të bën edhe vetë një njeri më pozitiv, një njeri i cili sheh botën me ngjyra, një njeri i cili gjen një rreze drite edhe në errësirë.

Sidorela Gorovelli

Ka mbaruar BA për Punë Sociale dhe Master të Shkencave “ Shërbime Sociale në Drejtesi Penale”, UT. Ka pasur disa eksperienca në profesion në sajë të praktikave që ka zhvilluar në institucione të ndryshme si Bashkia Tiranë ‘ Drejtoria e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale’,  apo edhe Zyra  e Avokatit të Popullit, Tiranë etj. Eksperienca si vullnetare ka filluar 5 vite më parë në organizata të ndryshme jo fitimprurëse si New Vision, Bashkia Tirane, Rotaract Club Tirana etj. Mban pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Grupin Vullnetar të “Rotaract Club Tirana”. Aktualisht është pjesë e kursit të ‘Animatorit Social’ pranë qendrës APA në mënyrë që të zgjerojë më shumë fushën e eksperiencës profesionale dhe rritje personale.  Puna me fëmijët ka qënë ndër fushat e interesit për të punuar në zhvillimin e tyre social e psikologjik, këtë e tregojnë edhe eksperiencat e mëparshme me Shërbimet Sociale “Bethany” në fushën e Kujdestarisë Alternative, në Institutin e Fëmijëve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”etj. Karakterizohet nga Përgjegjshmëria dhe Korrektësia si dy komponentë që lehtësojnë bashkëveprimin me të tjerët dhe zhvillimin e punës në grup dhenë mënyrë  individuale.

Tea Alika

Është dilpomuar për Punë Sociale si arsye e dëshirës së saj për të kuptuar e ndihmuar njerëzit për të kapërcyer barrierat që ata hasin në jëtën e tyre. Vullnetare në organizata të ndryshme gjithashtu dhe në Bashkinë Tiranë prej 5 vjetësh tashmë, jo si detyrim por si dëshirë për të mësuar më shumë, përvetësuar aftësi dhe në njëfarë mënyre duke sfiduar , provuar veten . I pëlqen të jetë gjithëpërfshirëse dhe i shfrytëzon në maksimum aftësitë e saj. E karakterizon optimizmi si një arsye për të mos e parë botën bardh e zi . Aktualisht është pjesë e kursit të Animatorëve Social zgjedhje e cila u bë pasi ajo ka një shpirt fëmijënor dhe entuziast gjë të cilën do ta shpërndajë dhe tek fëmijët nëpërmjet lojërave psikosociale.

Bora Skreli

Ka përfunduar studimet Bachelor në Ekonomiks (2015) dhe në Psikologji të përgjithshme (2019). Aktualisht ndjek studimet Master Shkencor për Psikologji Klinike. Çështjet e shëndetit mendor dhe sidomos ndihma e individëve që vuajnë prej këtyre shqetësimeve kanë qenë gjithmonë pasioni i saj. Ka qenë vullnetare në disa organizata kryesisht në lidhje me fuqizimin dhe angazhimin e rinisë në shoqëri (AIESEC in Albania) edhe me përkujdesjen e fëmijëve (Rinia Aktive). Aktualisht shkruan artikuj dhe përkthen për grupin ndërkombëtar Beyond What They Sell, I cili ka si fokus kryesor çështjet gjinore; seksualizimin, objektifikimin e grave dhe burrave në mass media si edhe dhunën me bazë gjinore. Ka marrë pjesë në kursin për Animator Social për të kuptuar më shumë në lidhje me fëmijëtdhe për tu rritur profesionalisht në fushën e punës me ta.

Marsela Shembitraku

Marsela ka përfunduar studimet BA në Punë Sociale dhe është pjesë e APA prej disa vitesh, e përfshirë kryesisht në kampe verore, organizime festash apo ditëlindjesh dhe aktivitete për fëmijë në projekte të ndryshme. Është përfshirë në aktivitete si Pjesmarrëse te Akademia e Udhëhqesjes (2016), Trajnim për lider në Impact Club (Ëorld Vision, 2017), vullnetare tek projekti “Tungjatjeta”, Vullnetare tek qendra Jonathan, Pjesëmarrëase në Akademine e të Drejtave të Njeriut (OSCE) etj. Të punuarit me fëmijët është një aftësi që i buron natyrshëm, ndaj sigurohet gjithmonë të ketë argëtim e të qeshura në çdo moment. Në të ardhmen, synon të punojë me çështjet e mbrojtjes së fëmijëve, duke ofruar shërbim për kategoritë në nevojë.

Artikuj, Blog

Përfitimet e kampit veror për fëmijët

10 Qershor, 2020
Super Kampi APA

Kampi veror është një përvojë domethënëse që i ndihmon fëmijët të mësojnë mësime të rëndësishme për jetën dhe të argëtohen gjatë rrugës. Kampi veror sjell një ndryshim pozitiv në jetën e fëmijëve. Filma të ndryshëm si “Meatballs”, 1979 apo “Moonrise Kingdom”, 2012 pasqyrojnë disa nga elementët e një kampi veror.

Më poshtë listohen disa nga efektet pozitive që kampi veror ka për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve:

  • Fëmijët fitojnë pavarësi.

Kampet verore i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi të ndryshme nga ato që zhvillojnë në shtëpi ose në shkollë. Koha larg familjes, rregullat e reja, miqtë e rinj e përvojat e reja iu japin fëmijëve hapsirën e nevojshme për të krijuar pavarësi. Gjatë aktiviteteve të kampit, fëmijëve iu jepet mundësia të jenë përgjegjës për detyra individuale ose në grup. Gjatë përvojave të thjeshta si ndihmesa në shpërndarjen e ushqimit apo marrja pjesë në shfaqjet e talenteve, fëmijët zhvillojnë besimin tek vetja.

  • Fëmijët zhvillojnë aftësi thelbësore për marrëdhënie pozitive.

Ndryshe nga shkollat ku rezultatet akademike drejtojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të përditshme, kampet verore kanë në fokus socializimin dhe argëtimin e fëmijëve. Gjatë kampit, fëmijët mësojnë si të miqësohen me të tjerët shpejt, gjatë një periudhe të shkurtër dhe si të jenë të hapur në marrëdhëniet me të tjerët. Fëmijët në kamp inkurajohen sesi të krijojnë dhe ruajnë marrëdhënië të shëndetshme duke zhvilluar aftësitë e zgjidhjeve të problemeve, aftësitë komunikuese dhe empatinë.

  • Fëmijët mësojnë të vlerësojnë dallimet.

Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve kërkon aftësi për të kuptuar dhe vlerësuar dallimet midis njerëzve. Kampet ofrojnë një hapësirë ku fëmijët mund të bashkëveprojnë me fëmijë të tjerë nga prejardhje dhe me botëkuptime të ndryshme nga ata. Në disa kampe,synohet bashkëveprimi me fëmijë nga prejardhje të ndryshme kulturore, fetare ose racore. Ndërtimi i vetëdijes për dallimet tona dhe të mësuarit për të qenë empatikë ndaj sfidave me të cilat përballen disa njerëz me përvoja të ndryshme jetësore, kërkon praktikë dhe kampi e mundëson këtë përvojë.

  • Fëmijët lidhen me natyrën.

Sot fëmijët (dhe të rriturit) po kalojnë më shumë kohë brenda shtëpisë duke çuar në atë që Richard Louv e ka quajtur një “çrregullim i deficitit të natyrës”. Kampet ofrojnë një hapësirë të sigurt për fëmijët ku të jenë jashtë dhe të eksplorojnë botën natyrore. Lojërat në natyrë, ekskurisonet, aktivitetet me mjete natyrore u krijojnë mundësinë fëmijëve të  përjetojnë mrekullitë e botës natyrore.

  • Fëmijët përjetojnë fëmijërinë.

Prindërit mundohen vazhdimisht të zvogëlojnë kohën që fëmijët kalojnë para ekranit, t’i largojnë nga mediat sociale apo të reduktojnë përdorimin e telefonave. Kampet sigurohen që fëmijët të luajnë në një botë jo virtuale dhe të bashkëveprojnë me miqtë ballë për ballë, jo përmes një pajisjeje. Dhe më e rëndësishmja, në kamp fëmijët duhet të jenë fëmijë dhe kjo mund të jetë arsyeja më bindëse pse kampi ka rëndësi.

Burimi: https://theconversation.com/

Artikuj, Blog

Mite dhe fakte rreth abuzimit të fëmijëve.

3 Qershor, 2020

Abuzim i fëmijës quhet çdo formë keqtrajtimi i fëmijës kryesisht nga një prind ose kujdestar.  Abuzimi mund të ndodhë në shtëpi, në shkollë ose në komunitetin ku fëmija jeton. Format e abuzimit janë: fizik, seksual, psikologjik, emocional dhe neglizhimi. Çdo formë abuzimi lë shenjë tek fëmija. Më poshtë listohen disa forma besimesh ose paragjykimesh të përhapura në shoqëri në lidhje me abuzimin dhe fakte reale të abuzimit.

Mit: Quhet abuzim vetëm nëse përmban dhunë.

Fakt: Abuzimi fizik është vetëm një nga llojet e abuzimit të fëmijëve. Lënia pas dore e fëmijëve, abuzimi seksual dhe emocional mund të shkaktojnë po aq dëme, por duke qenë se nuk janë gjithmonë të dukshme, të tjerët kanë më pak të ngjarë të ndërhyjnë.

Mit: Vetëm njerëzit e këqij abuzojnë me fëmijët e tyre.

Fakt: Jo të gjithë prindërit abuzivë ose kujdestarët i dëmtojnë qëllimisht fëmijët e tyre. Shumë prej tyre kanë qenë vetë viktima të abuzimit dhe nuk dinë asnjë mënyrë tjetër prindërimi. Të tjerët mund të luftojnë me çështje të shëndetit mendor ose probleme të abuzimit të substancave.

Mit: Abuzimi nuk ndodh në familje “të mira”.

Fakt: Abuzimi dhe neglizhimi nuk ndodhin vetëm në familje të varfëra ose lagje të këqija. Këto sjellje përshkojnë të gjitha linjat racore, ekonomike dhe kulturore. Ndonjëherë, familjet që duket se i kanë të gjitha në pamje të jashtme, fshehin histori të ndryshme pas dyerve të mbyllura.

Mit: Shumica e abuzuesve të fëmijëve janë të huaj.

Fakt: Abuzimi nga të huajt ndodh, por shumica e abuzuesve janë anëtarët e familjes ose persona të tjerë të afërt me familjen.

Mit: Fëmijët e abuzuar kur rriten gjithmonë kthehen në abuzues.

Fakt: Është e vërtetë që fëmijët e abuzuar kanë më shumë të ngjarë të përsërisin ciklin e abuzimit si të rritur, duke përsëritur në këtë mënyrë të pavetëdijshme atë që përjetuan si fëmijë. Nga ana tjetër, shumë të rritur të mbijetuar nga abuzimi në fëmijëri, kanë një motiv të fortë për të mbrojtur fëmijët e tyre kundër atyre që kaluan vetë dhe bëhen prindër shumë të mirë.