Blog updates

Latest news & updates
Blog

A duhet të flasim me fëmijët për babagjyshin?

16 Dhjetor, 2020

Festat e fundvitit sjellin magjinë e dritave, dhuratave e bashkë me to ndonjëherë edhe dilemën e prindërve për mënyrën e të trajtuarit të figurës së babagjyshit me fëmijët e tyre. Një pjesë e prindërve, me të drejtë mendojnë se nuk duhet t’i gënjejmë fëmijët për asgjë, përfshirë këtu edhe ardhjen e babagjyshit me dhurata. Pjesa tjetër, përsëri me të drejtë mendon se magjia festive qëndron pikërisht tek elementët e veçantë si babagjyshi, dhuratat, koha e kaluar me familjen e përkujdesja ndaj më të dashurve. Zgjedhja mbetet e prindërve, megjithatë ekspertë të ndryshëm, këshillojnë disa mënyra sesi mund të trajtohet me fëmijët koncepti i babagjyshit.

  1. Shpjegohuni se babagjyshi është një simbol.

Thohuni diçka të tillë si, “Babagjyshi që ju shihni në libra, filma dhe në dyqane është një person i veshur me një kostum. Njerëzit vishen me kostume babgjyshi për të na kujtuar:

  • dikë që jetoi shumë kohë më parë e quhej Shën Nikollën dhe fshehurazi u jepte para njerëzve që kishin nevojë për to (rrëfeni historinë).
  • të jemi të mirë dhe zemërgjerë ndaj pjestarëve në familje apo edhe jashtë familjes, veçanërisht njerëzve që kanë më pak se ne.

2. Ruani magjinë

Ju dhe fëmijët tuaj përsëri mund të vazhdoni të luani “lojën e babgjyshit” nëse dëshironi. Tregohuni se, edhe pse babagjyshi nuk është një person i vërtetë, ne përsëri mund të pretendojmë se ai është i vërtetë sepse është kënaqësi të përdorim imagjinatën tonë dhe të besojmë në magji. Pyesni fëmijët tuaj:

  • A do të pëlqente t’i shkruaje babgjyshit një letër dhe t’i tregosh se çfarë do të doje për festa?
  • A do të pëlqente të linim jashtë derës së shtëpisë pak qumësht dhe biskota për babagjyshin dhe një karotë për drerin e tij Rudolph në prag të Krishtlindjes?
  • A do të doje të uleshe në prehrin e babgjyshit dhe t’i tregosh se çfarë do të doje për festa?

3. Mos prishni magjinë e të tjerëve

Disa prindër shqetësohen se fëmija i tyre do t’u thotë fëmijëve të tjerë se “Babagjyshi nuk është i vërtetë” dhe ata do të duhet të durojnë zemërimin e prindërve të tjerë. Shpjegojuni fëmijëve tuaj në këtë mënyrë:

  • Thuaj: “Disa fëmijë dhe të rritur mund të mendojnë ndryshe për babagjyshin sepse ata duan të luajnë lojën e babagjyshit. Është normale që njerëzit të mendojnë ndryshe për gjëra të ndryshme. Ju mund të bashkoheni në lojë nëse dëshironi  (mund të jetë kënaqësi të përdorni imagjinatën tuaj dhe të shtireni ) ose mund të qëndroni larg saj. Ju nuk keni nevojë t’u thoni njerëzve të tjerë se ‘Babagjyshi nuk është i vërtetë’ sepse të gjithëve u pëlqen të shtiren ndonjëherë, ashtu si ti kur luan me lodrat e tua dhe pretendon se janë e vërtetë”.
  • Nëse fëmija juaj po debaton me një fëmijë tjetër nëse Santa është i vërtetë, thoni “Ti mendon se babagjyshi është i vërtetë, kurse ti mendon se babgjyshi nuk është i vërtetë. Kjo është shumë interesante! Dy njerëz besojnë në dy gjëra të ndryshme. ” (ftojini të ndajnë mendimet me njëri-tjetrin).

Shpresojmë që këto mini skenare të jenë të dobishme për t’i përdorur dhe përshtatur me familjen tuaj.

Cilat janë mendimet tuaja? Si përshtatet kjo qasje me vlerat tuaja familjare? A mendoni se prish magjinë e festave kur themi të vërtetën për babagjyshin? Na shkruani në info@apa.al për praktikat apo mënyrat tuaja në lidhje me trajtimin e konceptit të babagjyshit. Mezi po presim të lexojmë historitë tuaja!

Burimi: https://www.happilyfamily.com/how-to-tell-kids-the-truth-about-santa/?utm_campaign=later-linkinbio-happily.family&utm_content=later-12464652&utm_medium=social&utm_source=instagram