Blog updates

Latest news & updates
Sherbimet dhe programet baze

“Programi për ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve – CBP“

6 Korrik, 2017

  • Ky program ofron: Trajnime, kurse, seminare, mbeshtetje teknike – coaching online dhe në praktikë, konsulence individuale, për të gjithë profesionistët që punojnë aktualisht me fëmijët, të rinjtë apo duan të fokusohen në këtë fushë.
  • Programi synon:  Zhvillimin e aftësive personale, sociale, teknike dhe metodologjike në punën me fëmijët dhe mjedisin e tyre, duke përdorur si mjet bazë të të mësuarit procesin e Kolb.
  • Grupi targetuar: Punonjes sociale, psikologë, eduaktore, mësues, student të shkencave sociale, vullnetare nga mosha 15 vjec + etj.

Disa tematikat bazë trajnimeve

  • “Shprehitë dhe aftësitë personale bazë në punën me fëmijët”
  • “Shprehitë dhe aftësitë sociale bazë në punën me fëmijët”
  • “Zhvillimi dhe edukimi fëmijës përmes Lojës “
  • “Si të organizojmë një kamp veror me dhe për fëmijët”
  • “Animator Social në punën me fëmijët”

 

Aftësitë & Shprehitë zhvillojnë rriturit  nga pjesemarrja këto trajnime:

PERSONALE

  • Të njohë vetveten dhe të jetë i vetëdijshëm për aftësitë e tij.
  • Përballimi i sfidave dhe përshtatja
  • Menaxhimi dhe shprehja e emocioneve
  • Empatia

SOCIALE

  • Aftësitë për të menaxhuar konfliktet dhe negociuar
  • Aftësia për të shoqërizuar dhe motivuar një person ose një grup
  • Aftësia për të punuar në grup dhe për të bashkëpunuar

TEKNIKE & METODOLOGJIKE

  • Planifikimi, aplikimi dhe vlerësimi i ndërhyrjeve psiko-sociale.
  • Aftësia për të nxitur pjesmarrjen dhe bashkëpunimin
  • Pajisja me njohuritë teorike të punës me fëmijët
  • Pajisja me mjete specifike të punës dhe praktikës profesionale